Është evenimenti më i madh që po ndodh në botën e futbollit që po ndodh këtë muaj në Europë, ku pjesë e tij ishim dhe ne, por prap për Televizionin Publik Shqiptar kjo nuk ngjalli ndjesi që të merrte guximin dhe të transmetonte minimalisht ndeshjet e Kombëtares dhe jo më të tjerat që kanë më pak vlera.
Justifikimi i vetëm është dhënë, ndërsa nëpërmjet faqes zyrtare në "facebook" RTSH njofton se mund ta ndiqni Europianin nëpërmjet Radio Tiranës, e cila ka të drejtën të transmetojë të gjithë takimet. Kjo është dhe ironia më e madhe që mund të bëhet nga institucioni që përfiton 10 milionë euro taksa nga xhepat e shqiptarëve për një vit. Por, si kundërsulm, të gjithë i kanë kthyer mesazhe ofenduese, të cilat jo pak herë moderohen nga drejtuesit e faqes.
[caption id="attachment_3316" align="alignleft" width="300"] Festa e kombëtares së Italisë gjatë një ndeshjeje në Kampionatin Europian[/caption]
Ndeshjet dhe oraret e fazës së 1/8-ave
Dita e shtunë 25.06.2016
Ora 15:00 Zvicer -Poloni
Ora 18:00 Wells- Irlanda e Veriut
Ora 21:00 Kroaci- Portugali
Dita e dielë 26.06.2016
Ora 15:00 Francë- Irlandë
Ora 18:00 Gjermani-Sllovaki
Ora 21:00 Hungari-Belgjikë
Diten e hënë 27.06.2016
Ora 18:00 Itali-Spanjë
Ora 21:00 Angli-Islandë