Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Europiani në moshën e "facebook"-ut

Shkruar nga NEWSPORT

Evolucioni në media dhe në lidhjet me sportin ka kaluar ndër vite dhe është rritur e perfeksionuar nga radiot e gazetat te televizionet e së fundmi në internet. Por, ky sezon ka qenë ndryshe. Rëndësia e këtij Europiani është zhvendosur në rrjetet sociale, sidomos në "facebook" dhe "twitter". Postimet e fundit nga stërvitjet, konferencat për shtyp, ngjarjet e jashtëzakonshme dhe ndeshjet janë transmetuar direkt në këto rrjete sociale.

[caption id="attachment_15389" align="alignleft" width="300"]euro2016 Faksimile e "facebook" gjatë ndeshjeve të Europianit[/caption]

Gara ka qenë edhe në "instagram", ku lojtarët, trajnerët apo kombëtaret e ndryshme kanë qenë të vëmendshëm për të shfrytëzuar situatat dhe kanë fituar shumë ndjekës me fotot apo videot e publikuara prej tyre. Shkurt: rrjetet sociale u kthyen në një mjet informacioni për të gjithë publikun, të cilët mësonin çdo gjë në kohë rekord.

Gjithçka u përqendrua te transmetimi direkt i seancave stërvitore, hedhja e fotove të veçanta apo edhe transmetimi në mënyrë piraterike i këtyre ndeshjeve direkt në "facebook". Pak a shumë, edhe vet ky rrjet social filloi të përdorë oraret e ndeshjeve dhe stimulimin e hashtageve për të rritur audiencën. Por, edhe ekipet kombëtare e përdorën shumë "facebook" si mjet për të informuar publikun e tyre. Rritën cilësinë e postimit të lajmit, por edhe sasinë e tyre, gjë që u pa qartë në ditët e këtij kompeticioni.

Tags:

EURO 2016

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga