Ky Europian duket të jetë mjaft pozitiv për futbollistin me orgjinë shqiptare që luan në rradhët e Zvicrës. Pasi është shpallur dy herë rradhazi lojtari i ndeshjes për skuadrën e tij Xhaka në këto dy ndeshje të para ka arritur edhe një tjetër rekord. Ai është lojtari me më shumë pasime të sakta deri tani. Plot 218 janë pasimet që Granit Xhaka ka kryer të sakta në këto dy ndeshje të para. Shifra këto që e bëjnë rrjedhimisht atë një nga mesfushorët më deçiziv të këtij kampionati .
Pasi i është besuar mesfusha zvicerane lojtari po i përmbush të gjitha pritshmëritë ,duke shpërblyer jo vetëm trajnerin por edhe duke rritur vlerat e tij individuale. Xhaka i jep jetë lojës sulmuese të Zvicrës duke u bërë edhe kontribuesi kryesor i sulmit pasi të gjitha aksionet fillojnë nga lëvizjet e tij në mesfushë.
Xhaka lë pas edhe emra shumë të njohur të skuadrave të tjera që konkurrojnë në këtë Europian për sa i përket saktësisë së pasimeve duke parë pas vetes vetëm futbollistin gjerman Toni Kros që ka tre pasime më pak se Graniti.