
Ditën e sotmë shstë bërë publike edhe lista e lojtarëve të grumbulluar nga Sylvinho për dy sfidat e këtij muaji. Kombëtarja shqiptare do të luajë ndaj Çekisë më 7 shtator dhe Polonië më 10 shtator.
Dy takime mjaft të rëndësishme, ku kuqezinjtë kërkojnë makismumin e pikëve për të realizuar “fluturimin” drejt Gjermnanisë për “euro 2024”.
Risi në listën e brazilianit ishte Mirlind Daku. Ish-sulmuesi i Kukësit, i cili më parë ka mbajtur veshur fanelën e Kosovës ka vendosur t’u thotë po Kuqezinjve dhe tashmë do të jetë pjesë e kombëtares shqiptare.
Daku ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku ka shkruar : “Që nga dita e parë…”, ndërsa në foto shihet kur ka qenë i vogël dhe veshur mbante një fanelë të kuqe dhe me shqiponjë.