Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Është portier i dytë te Brentford, AJAX do t’i bëjë “nder” STRAKOSHËS

Shkruar nga NEWSPORT
Është portier i dytë te Brentford, AJAX do t’i

Thomas Strakosha bëri një nga kalimet më të bujshme të tij, teksa gjatë merkatos së verës firmosi për Brentford në Premier League. Kur dukej se gardiani i portës së kombëtares do të ishte një titullarë gjërat kanë ndryshuar.

Për skuadrën angleze fanelën e titullarit e mban David Raja, i cili gjithashtu mban veshur edhe atë të Spanjës. Por përveç kësaj një dëmtim në kyçin e këmbës do të bëhej edhe më shumë pengesë për Strakoshën, i cili tashmë pavarësisht gjithçkaje kërkon të marrë çelësat e portës. Dhe për këtë në ndihmë i vjen një tjetër skuadër.

Ajax është skuadra e cila kërkon shërbimet e portierit spanjoll dhe më largimin e Rajas, rruga që Strakosha të marrë një fanelë titullari është e hapur, me shqiptarin që tashmë ‘kryqëzon gishtat” që ndodhi  një transferim gjatë janarit në mënyrë që të kthehet protagonist me Brentford në pjesën tjetër të sezonit.

Kujtojmë se gardiani kuqezi ka luajtur vetëm një ndeshje me skuadrën angleze në këtë sezon dhe ajo i takon Kupës së Anglisë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga