Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Është mahnitëse”, Messi flet si “Lojtar i Vitit 2022”: Fitimi i Kupës së Botës ishte gjëja më e mrekullueshme që më ka ndodhur në karrierë

Shkruar nga NEWSPORT
“Është mahnitëse”, Messi flet si “Lojtar i

Lionel Messi u shpreh i lumtur për fitimin e çmimit si “Lojtar i Vitit 2022” nga FIFA. Trofeu më prestigjioz që jep organizata më e madhe e futbollit botëror pa sot një garë të fortë mes Messi, Mbappe dhe Benzema. Por në fund ishte argjentinasi ai që fitoi çmimin e madh. Në fjalimin e tij gjatë marrjes së trofeut Messi ishte i kënaqur por edhe modest duke e ndarë suksesin e tij me shokët e ekipit që doli kampion bote. Gjithashtu ai lavdëroi dhe falenderoi dy kandidatët e tjerë Mbappe dhe Benzema.

“Është mahnitëse”, shprehet Messi. “Është një nder për mua të jem këtu sonte dhe të fitoj këtë trofe.

Pa shokët e skuadrës nuk do të isha këtu. Ishte një vit mahnitës dhe unë realizova ëndrrën që kisha shpresuar për shumë kohë dhe më në fund ia arrita. Është gjëja më e mrekullueshme që më ka ndodhur në karrierën time. Faleminderit Zotit që ia arrita pas shumë vitesh përpjekjeje.”, ka folur Messi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga