Liverpool, 2025-2026
Liverpool ka hedhur “grepin” nga kombëtarja holandeze, me synimin e huazimit të mbrojtësit Lutsharel Geertruida.
25-vjeçari aktualisht është në huazim 1-vjeçar te Sunderland nga RB Leipzig, por klubet po diskutojnë mundësinë e ndërprerjes së këtij huazimi për ta lejuar një transferim drejt Liverpoolit.
Geertruida, që mund të luajë si mbrojtës i djathtë, qendërmbrojtës apo mesfushor mbrojtës, ka tërhequr interesin e Liverpoolit për shkak të mungesave në repartin e tyre mbrojtës.
Në fakt holandezi ka bashkëpunuar më parë me trajnerin e Liverpoolit, Arne Slot gjatë 3 sezoneve te Feyenoord, para se të transferohej te RB Leipzig në vitin 2024.
Poll
