Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Esat Mala flet pas barazimit dramatik ndaj Erzenit: Nuk e prisnim një barazim të tillë, fanelën kuqezi çdo shqiptar e ndjen shumë

Shkruar nga NEWSPORT
Esat Mala flet pas barazimit dramatik ndaj Erzenit: Nuk e prisnim një

Vllaznia dhe Erzeni ndajnë nga 1 pikë në Shkodër. Sfida e vlefshme për javën e 10-të të Superligës u mbyll me rezultatin 2-2. Një barazim dramatik i cili u arrit pas 100 minutave. VAR në minutat e fundit akordoi një 11-metërsh duke bërë të pavlefshme avantazhin e dyfishtë të Vllaznisë.

Esat Mala ka folur në përfundimin e sfidës, pasi ka realizuar dhe golin e parë të këtij takimi, në mikrofonin e Oversport:

"Kur shkon 2-0, bën dy gola në pjesën e dytë, të vjen keq kur ndeshja barazohet në fund. Nuk e prisnim një barazim të tillë. Ishim të përqendruar në fushë gjatë gjithë ndeshjes, por ja që gjëra të tilla ndodhin. Futbolli është i tillë. Normal që u mërzitëm, por do të shohim për ndeshjen e radhës.

Për ne, futbollistët që luajmë në Superiore, ishte një mundësi shumë e mirë, për të na parë dhe për të treguar çfarë vlerash kemi. Si në aspektin personal, besoj se dhe për ekipin, grumbullimi shkoi shumë mirë. djemtë u paraqitën mirë dhe lamë një përshtypje të mirë, sepse trajneri dhe stafi u dukën të lumtur me paraqitjet dhe përqendrimin tonë gjatë gjithë lojës.

Reja u pa që ishte shumë i kënaqur. Pa një paraqitje shumë të mirë nga unë dhe nga çunat dhe besoj se mori një feedback shumë të mirë dhe besoj se në të ardhmen mund të marrë një lojtarë nga Superiorja dhe t’i bashkohet Kombëtares.

Fanelën kuqezi çdo shqiptar e ndjen shumë dhe është një motiv shumë i madh. Patjetër që kjo ftesë na ka bërë shumë mirë dhe si një shtysë për të punuar më shumë që të tregojmë se mundësia do të vijë.

Besoj që ky gol erdhi në momentin e duhur. Duhej një gol i parë me fanellën e Vllaznisë. Shpresoj që ta bëjmë me fitore në ndeshjet e tjera dhe të ndihmoj skuadrën sa më shumë.

Duke marrë parasysh përbërjen që kemi dhe të gjithë lojtarët, kemi një potencial shumë të madh dhe deri në fund do të jemi një rival shumë i fort për çdo ekip që rivalizon për titull. Pavarësisht këtyre pikëve të lëna, do të jemi aty, të luftojmë përpara.

Mendoj që pozicioni im ideal është momentalisht ku luaj, sulmues krahu i djathtë. Aty jap më shumë.

Gjithmonë mendon se mund të bësh më mirë. Kemi bërë një paraqitje dinjitoze dhe kemi lënë një shije të mirë".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga