Erzeni është cilësuar shpesh si “Hirushja” e këtij kampionati, pasi shijakasit kanë arritur të bëjnë paraqitje fantastike në dy fazat e parë. Aktualisht renditen në vendin e 3-të në klasifikim me 29 pikë, vetëm -5 nga vendi i parë që mbahet nga Tirana.
Por përveç kësaj, shijakasit kanë bërë afrime cilësore gjatë kësaj merkatoje dimri, në mënyrë që skuadra të përforcohet për pjesën e mbetur të sezonit. Afrimi i fundit mund të konsiderohet ish-mesfushori i Partizanit, Aristoteles Romero.
Mësohet se palët kanë arritur marrveshjen mes tyre dhe në orët në vijim pritet që 27-vjeçari të vihet nënurdhrat e Xhevahir Kapllanit dhe të veshë fanelën e Erzenit për pjesën e mbetur të sezonit.
Aktualisht mesfushori është një lojtar i lirë në treg që pas largimit nga skuadra e Partizanit, teksa me transferimin në Shijak pritet të rikthehet protagonist në kampionatin shqiptar.
[caption id="attachment_678393" align="alignnone" width="300"] Aristoteles Romero kur luante me Partizanin[/caption]