
Rijeka luajti dje kundër Osijek, ndeshje që përfundoi me rezultatin 3-2 për ekipin vendas. Si të mos mjaftonte humbja për Eros Grezdën, tashmë lojtari i kombëtares shqiptare duhet të presë se çdo të ndodhë me të, pasi është përfshirë në një sherr banal në parkimin e stadiumit me një nga futbollistët kundërshtarë.
Mediet e huaja bëjnë me dije që potenti i sulmit ka goditur me grush Antonio Mirko Çolak. Komisioni i Disiplinës do të marrë një vendim për shqiptarin, i cili me gjasë s’do t’i shpëtojë as dënimit nga ana e klubit.
Poll