Partizani do të luajë kundër Romës, ndeshje e vlefshme si miqësore. Një sfidë prestigjizi për të kuqtë që është njoftuar pikërisht në një ditë të rëndësishme për ekipin tjetër të kryeqytetit, Tiranën. Ajo që bie në sy është postimi i kryebashkiakut, Erion Veliaj.
Ky i fundit ka shpërndarë sërish reklamën e kryeministrit Rama duke treguar përballjen e të kuqve ndaj Romës së Jose Mourinhos. Edhe pse sot Tirana ka një ndeshje të rëndësishme kundër një kundërshtari gjigant si Besiktas, Veliaj duket se është i përqëndruar me ekipin e kuq.
Ai ka deklaruar hapur se bën tifo për kampionët e Shqipërisë, megjithëse bashkia është aksionere në klubin e Tiranës.
Paradoks i madh, por në ditën e ndeshjes së bardhebluve në Conference League, duket se vëmendja kërkon të hiqet nga skuadra më e titulluar në Shqipëri duke e zhvendosur te Partizani, aty ku drejtor i përgjithshëm është Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Rama. Si do ta presin tifozët e Tiranës këtë lëvizje të radhës të kryebashkiakut, teksa skuadra e tyre luan sot ndaj një gjiganti si Besiktas në orën 20:00?
[caption id="attachment_702357" align="alignnone" width="510"] Postimi i Erion Veliajt[/caption]