Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Episodet në Elbasan, “thumbon” trajneri i Pogradecit: Hakmarrja më e mirë është të mbërrish në një nivel ku s’ka nevojë për hakmarrje

Shkruar nga NEWSPORT

Ndeshja e javës së shkuar në Kategorinë e Dytë mes Elbasanit dhe Pogradecit përfundoi me “paqe” në rezultat por me tensione të larta në fushë ku pati përplasje mes miqve dhe gjyqtarit por edhe sulme të autobusit të Pogradecit nga tifozët elbasanas. Komisioni i Disiplinës ka dënuar disa lojtarë dhe zyrtar të dy klubeve.

Trajneri i liqenorëve, Samuel Nikaj, në një postim sot në rrjete sociale ka reagur me dy shprehje ku “hakmarrjen” do t’ja lërë kohës dhe nga ekipi i tij do të ketë vetëm përqendrim maksimal.

“Hakmarrja më e mirë është të mbërrish në një nivel ku nuk ke nevojë më për hakmarrje. Vetëkontrolli është force, qetësia është mjeshtëri.”-shkruan Nikaj.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga