
Flamurtari ka arritur të bëjë ditën e sotme një tjetër përforcim për sezonin e ri. Eni Imami është lojtari më i ri që u është bashkuar kuqeiznjve.
Qendërmbrojtësi mbylli sezonin me Dinamon dhe tashmë do të jetë një vlerë e shtuar për formacionin e Emiliano Çelës, së bashku me Aleksa Mrdja. Edhe ky i fundit është zyrtarizuar nga kuqezinjtë dhe luan si qendërsulmues.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Ish-mbrojtësi i Dinamos dhe Mrdja do të synojnë që të jetë protagonist me fanelën e Flamurtarit dhe të sigurojnë ngjitjen në Superiore.
Kujtojmë se Imami në 17 ndeshje me fanelën e Dinamos arriti të gjente rrugën e rrjetës vetëm në 1 rast.
Poll