Elbasani është një nga skuadrat më aktive në këtë merkato vere. Elbasanasit që siguruarn ngjitjen në Kategorinë e parë në sezonin e ri do të tentojnë edhe Superioren.
Për të kapur elitën sigurisht duhen lojtarë me eksperiencë dhe që e njohin këtë terren. Pas disa afrimeve mjaft cilësore, skuadra e drejtuar nga Nevil Dede ka arritur të sigurojë edhe shërbimet e Armando Ramit sipas raportimeve nga “Oversport”.
Mbrojtësi sezonin e kaluar u aktivizua me Korabit dhe tashmë do të provojë që me Elbasanin të sigurojnë elitën. Zyrtarizimi i lojtarit pritet të bëhet së shpejti.
[caption id="attachment_697631" align="alignnone" width="1852"] Armando Rami me fanelen e Kastrioti[/caption]
Poll