Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

EKSKLUZIVE/ Zhvillime të reja në klubin e PARTIZANIT, takim "kokë më kokë" mes kapitenit dhe drejtuesve të kuq

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ Zhvillime të reja në klubin e PARTIZANIT, takim

Tashmë Superiorja është futur në sprintin final të këtij sezoni futbollistik dhe do të jetë faza e katërt që do të vendosë pikat mbi "i" për sa i përket skuadrave që shkojnë në Europë dhe atyre që bien nga Kategoria.

Në klubin e Partizanit, drejtuesit nuk dëshirojnë të humbin kohë dhe burime të besueshme pranë të kuqve bëjnë me dije për newsport.al që tashmë ka nisur nga puna për merkaton e verës. Në fakt nuk bëhet fjalë për një afrim të ri, por "blindimin" e futbollistëve aktualë të cilët kanë kontratë deri më 31 maj.

Kësisoj bëhet e ditur që drejtuesit e Partizanit kanë pasur një takim para disa ditësh me kapitenin Idriz Batha ku është folur për të ardhmen e tij. Për mesfushorin e njohur ka pasur shpesh aludime se dëshiron largimin në fund të sezonit, megjithatë mesa duket gjithçka ka mbetur në kuadrin e zërave.

Drejtuesit i kanë kërkuar atij rinovimin e kontratës, pasi puna për sezonin e ri nis nga ruajtja e bazës së skuadrës siç është edhe kapiteni Batha. Bëhet me dije që parimisht është rënë dakord, megjithatë gjithçka do të bëhet zyrtare kur të konkretizohet hedhja e të "zezës mbi të bardhë".

Kujtojmë që 26-vjeçari është prej 4 sezonesh pjesë e të kuqve duke qenë një nga pikat kyçe në mesin e fushës dhe sigurisht një nga lojtarët e synuar në merkaton verore. /Newsport.al/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga