Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ekskluzive/ Zbulohet e vërteta për mbrojtësin e Partizanit dhe çfarë humbet Skënderbeu

Shkruar nga NEWSPORT

Arbnor Fejzullahu dhe Partizani janë kthyer prej disa ditësh në një çështje. Në Korçë e quajnë kapitull të mbyllur transferimin e tij, ndërsa tek Partizani betohen se lojtari nuk do të largohet dhe se ka një kontratë që e mban në kryeqytet edhe për një vit tjetër. Të kuqtë e kanë federuar mbrojtësin për turin e parë të Europa Leagues edhe pse ai nuk ka udhëtuar me skuadrën në Itali për fazën përgatitore. Çështja ndërlikohet dhe pret të marrë zgjidhje. Fejzullahu ka një kontratë të vlefshme me Partizanin deri në datën 30 qershor e për këtë motiv është i detyruar të qëndroj zyrtarisht me Partizanin deri në këtë datë. Megjithatë, në këtë mes digjet Skënderbeu që nuk do ta ketë në dispozicion lojtarin me të cilin do të firmosë në datën 1 korrik pasi emri i tij është regjistruar në listën e lojtarëve për Europa League dhe jo për Champions League. Për këtë motiv kampionët kanë nxituar të marrin në skuadër Hektor Idrizin që pritet të luaj në turin e dytë dhe të tretë nëse Skënderbeu kualifikohet. Nëse do të shkojnë më larg, atëherë në Korçë mund të aktivizojnë Fejzullahun në fazën e “Play Off” në Champions. Kjo është e gjithë e vërteta e mbrojtësit që do të jetë i Partizanit edhe për vetëm shumë pak ditë.

fez

Fejzullahu ka snobuar përgatitjet në Itali me skuadrën duke zgjedhur pushimet jashtë vendit me të dashurën

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga