
Vora nuk ndalet në këtë merkato vere. Pas zbritjes në Kategorinë e Dytë, në klubin vorak e kanë marrë shumë seriozisht punën për edicionin e ri futbollistik. Burime të besueshme bëjnë me dije për Newsport.al që sot kanë firmosur plot 7 lojtarët. Bëhet fjalë për Rei Lala, Herdi Balla, Kristi Karaj, Arbër Jata, Elion Stafa, Kejdi Nikolla dhe Kieslin Shani.
Drejtuesit kanë plotësuar të gjitha kërkesat e trajnerit Artan Mërgjyshi në këtë merkato vere duke afruar në skuadër lojtarë me eksperiencë. Tashmë ekipi i Vorës është plotësuar, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e ndonjë zyrtarizimi në ditët e ardhshme. Me 7 lojtarët e afruar sot, klubi vorak i ka vënë “vulën” merkatos së verës.
Kujtojmë që ditë më parë janë zyrtarizuar futbollistë me eksperiencë si Artur Magani, Isli Hidi, Orion Xhemalajn, Jasmin Raboshtën, Skënder Qaton, Eglentin Gjonin etj. Pritet me interes se si do të performojë Vora në sezonin e ri futbollistik. /Newsport.al/