Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

EKSKLUZIVE/ U transferua te gjiganti hungarez, Jorgo Pëllumbi: Erdha këtu për Kombëtaren shqiptare

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ U transferua te gjiganti hungarez, Jorgo Pëllumbi: Erdha

Jorgo Pëllumbi u zyrtarizua vetëm disa orë më parë tek ekipi i Debrecen. Mbrojtësi shqiptar vendosi të mbyllte aventurën e tij 3-vjeçare në Kroaci tek ekipi i Varazdin (ku gjatë kësaj periudhe u huazua në 2022-shin për 6 muaj tek Kukësi) dhe më pas për t’u transferuar në Hungari tek “gjigandët” e Debrecen.

Ekipi i Varazdin nga shitja e 23-vjeçarit ka përfituar 100 mijë euro. Ndërsa me hungarezët, Pëllumbi ka nënshkruar një kontratë 3.5 vjeçare nga e cila do të përfitojë 600 mijë euro në total. Gjithashtu Pëllumbi ka veshur 12 herë fanellën e Shqipërisë U21.

Në një prononcim ekskluziv për “Newsport.al”, qendërmbrojtësi tregon se kishte edhe oferta të tjera përveç Debrecen duke treguar dhe arsyet e transferimit tek këta të fundit. Gjithashtu Pëllumbi shpreson se me rritjen e tij si futbollist shumë shpejt të marrë edhe një ftesë nga Kombëtarja shqiptare.

“Mendoj se pas 3 vitesh në Varazdin, erdhi momenti për një ndryshim që besoj se do të ndihmojë në rritjen time si lojtar. Kisha dhe oferta të tjera, por mendoj se transferimi tek Derbecen ishte i duhuri dhe do të ndikojë më pozitivisht në karrierën time. Nëse arrij të performoj mirë besoj se është e mundur që të marr një ftesë edhe nga Kombëtarja në të ardhmen. Është diçka që e shpresoj shumë.

Disa nga arsyet që më bindën të transferohesha tek Debrecen janë sepse ky ekip është me histori të madhe dhe çdo vit synon Kupat e Europës. Dhe ajo ç’ka është më e rëndësishmja, filozofia që trajneri i ka dhënë ekipit është ajo që më përshtatet më së shumti.

Si futbollist mendoj se është e rëndësishme për të vendosur qëllime dhe të punosh fort për t’i arritur ato. Por të them të vërtetën nuk më pëlqen që të bëj plane afatgjate. Për momentin jam i fokusuar tek ekipi im i ri që të përshtatem sa më shpejt. Për të ardhmen do të shohim”, është shprehur Jorgo Pëllumbi për Newsport.al. /Nikoll Rajta/

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga