Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

EKSKLUZIVE/ U largua nga Kukësi, Dinamo pranë lojtarit të njohur

Shkruar nga NEWSPORT

Kukësi ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me sulmuesin Klejdi Daci i cili u transferua në verën e 2021-shit te verilindorët nga Kastrioti. Pas një huazimi të shkurtër te Teuta, këtë sezon u rikthye sërish në vendlindje duke arritur të shënoi edhe dy gola në 11 ndeshje por dëmtimet penalizuan vazhdimësinë e tij.

Sulmuesi 23-vjeçar është një lojtar i lirë tashmë dhe në kërkim të aventurës së re. Burime të besueshme të Newsport.al bëjnë me dije se Daci do të transferohet te Dinamo në Kategorinë e Parë. Blutë e Nevil Dedes po kryesojnë kampionatin deri tani por gara është e ashpër me Flamurtarin, Korbin e Skënderbeun shumë pranë.

Afrimi i Dacit do të rrisë më shumë konkurencën në ekip me Taulant Markun që shihet si zgjedhja e parë por kampionati i gjatë dhe i ngjeshur kërkon lojtarë të gatshëm edhe nga stoli.

[caption id="attachment_678170" align="alignnone" width="390"] Klejdi Daci[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga