Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

EKSKLUZIVE/ Tirana pa trajner, presidenti HALILI sqaron takimin me MEMËN: Tani jam me Duron, e kam caktuar kush drejton në derbi

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ Tirana pa trajner, presidenti HALILI sqaron takimin me MEMËN:

Klubi i Tiranës është duke u përgatitur për derbin e të premtes ndaj Partizanit në "Air Albania". Bardheblutë shkojnë në një nga sfidat më të rëndësishme të tyre, jo të qetë dhe me probleme të brendshme. Pas humbjes me Kukësin dhe analizës së ndeshjes, trajneri Ahmataj nuk u paraqit në stërvitje me grupin, duke shkaktur një "furtunë" të dytë.
Pikëpyetjet e mëdha që u ngritën menjëherë, ishin se: Kush do të ishte trajneri për derbin e të premtes?! Diçka e tillë ka bërë që mediat në vend të nisin dhe aludimet për trajnerët më të mundshëm.

Ndërkohë klubi i Tiranës me një njoftim zyrtar deklaroi se në vazhdim dhe në ndeshjen e derbit trajner i skuadrës do të jetë Emanuel Egbo. Megjithatë në media aludimet vazhdojnë. Ditën e sotme u fol për një takim midis presidentit Halili dhe ish trajnerit të bardhebluve Ardian Mema, ku në fokus ishte rikthimi në stolin e kryeqytetasve.

Newsport.al ka arritur të komunikoj me presidentin Halili për të zbardhur të vërtetën e takimit dhe për të mësuar më shumë për trajnerin e ri të Tiranës. Në fjalën e tij Halili nuk e mohoi takimin, por shtoi se kjo ishte diçka normale pasi takime të tilla i zhvillon pothuajse gjithmonë. Ndërkohë nënvizoi se aludimi i emrave nuk ishte tjetër gjë veçse një protagonizëm i momentit.

Ka patur takim me Ard Memën, si qëndron e vërteta?

"Unë takime kam gjatë gjithë kohës. Ai është një lajm kot. Unë kam takuar dhe Agustin Kolën me të cilin isha pak më parë, ndërsa tani jam me Klod Duron. I kam parë mediat këto emrat që dalin janë për të shtuar veten në listë. Unë e kam thënë për të gjithë që trajner i Tironës është Egbo. Ai është sot, do të jetë dhe nesër, po stërvit skuadrën, po ashtu do drejtoi dhe ndeshjen", tha presidenti i Tiranës, Refik Halili për newsport.al.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga