Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

GOSSIP

Tifozi i Tiranës bëri "GOLIN" e jetës, videoja merr MILIONA shikime te gjiganti botëror (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
Tifozi i Tiranës bëri "GOLIN" e jetës, videoja merr
Propozimi i tifozit të Tiranës

Një video e cila po qarkullon prej tre orësh në rrjet është bërë virale, ku në fokus është një tifoz shqiptar. Kamerat amatore kapin një moment shumë të veçantë, në derbin mes Tiranës dhe Partizanit që u mbajt në stadiumin "Air Albania.

Vëmendjen e mori akti i këtij tifozi i cili i përket sektorit të tifozerisë së Tiranës, i cili u hodh në fushë nga tribuna ku po qëndronte për t'i prpopozuar partneres së tij për martesë. 

Pasi kaloi bordurat, ky tifoz bëri një gjest të pazakontë duke u shtrirë befas në fushë, me justifikimin se u lëndua gjatë ecjes, por ky ishte vetëm një "rreng" i bukur për të fituar vëmendjen e të dashurës së tij, e cila ishte pjesë e stafit mjekësor të klubit bardheblu.

Videoja ka marrë miliona shikime në mediumin e njohur botëror të futbollit 433. Edhe pse bëhen gati katër vite që kjo situatë është regjistruar nga kamerat, ajo ende ndiqet duke marrë dhe reagime të shumta nga ndjekësit e kësaj faqeje. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by 433 (@433)

Poll

Lexo gjithashtu