Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

EKSKLUZIVE/ Sfida dramatike në “Roza Haxhiu”, Kryemadhi: Merituam 3 pikët, tension i madh në fushë por e menaxhuam mirë

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ Sfida dramatike në “Roza Haxhiu”, Kryemadhi:

Sfida e prapambetur e Kategorisë së Parë mes Lushnjës dhe Burrellit u zhvillua ditën e djeshme, që përfundoi në shifrat 1-1.

Një ndeshje dramatike mund të themi pasi zgjati për 103 minuta ku në fund të takimit Lushnja arriti të realizonte golin e barazimit. Gjatë këtij takimi kryesori u detyrua të tregonte plot 12 herë kartonin e verdhë.

Goli i vetëm per Burrelin u realizua nga Klajdi Kryemadhi, ku mbajti në avantazh ekipin deri pak minuta nga vërshëllima përfundimtare që do t'u jepte 3 pikët matjanëve. Pas përfundimit të krejt takimit ekskluzivisht për Newsport.al, foli protagonisti i kësaj sfide Klajdi Kryemadhi, i cili rrëfeu ngjarjet e kësaj ndeshje.

Prononcimi ekskluziv për Newsport.al i Klajdi Kryemadhit:

Klajdi përshëndetje! Urime për golin e realizuar, për fat të keq nuk arriti të dhuronte 3 pikët, si ndiheni për këtë?

-Përshëndetje, jam i lumtur për golin por s'mund të them të njëjtën gjë për rezultatin pasi duhejt të ishte ndryshe, padyshim meritonim 3 pikët në këtë transfertë.

12 kartona dhe mbi 100 minuta lojë, çfarë ndodhi konkretisht gjatë këtij takimi?

-Kjo sfidë ishte tepër e luftuar nga të dyja skuadrat, ishte një sfidë interesante ku nuk munguan golat, kartonat apo dhe spektali. Skuadra jonë tregoi karakter ku dhamë maksimumin. Bëmë një ndeshje shumë të mirë  dhe meritonim më shumë se 1 pikë. Jemi një ekip me lojtar të rinjë dhe na duhet pak kohë që të arrijmë aty ku duhet. Këto ndeshje na ndihmojnë që të rritemi në vazhdimësi dhe rezultatet do vijnë pasi po bëjmë një punë të mirë mendoj.

U aktivizuat pothuajse përgjatë gjithë takimit, a jeni i kënaqur me performancën tuaj?

-Mund të them që jam i kënaqur, pasi vij nga një dëmtim jo i lehtë që më mbajti jashtë fushës për 3 javë. Tani po rikthehem në dalëngadalë në ritmin e duhur, ndeshje pas ndeshje kontigjenti im fizik do vijë në rritje. Kam punuar shumë dhe individualisht gjatë kësaj kohe, pasi nuk mund të rrija pa stërvitje, për këtë dua të falenderoj profesor Roland Peqini i cili ka bërë një punë të mrekullueshme që unë të kap sa më shpëjt ritmin dhe të jemë i gatshëm për ekipin.

Si ishte atmosfera përgjatë 90 minutave në këtë transfertë?

-E si mund të jetë ndryshe një takim që zgjat për rreth 103 minuta? Kishte shumë tension mes lojtarëve por edhe nga tifozët u reflektua kjo gjë. Ekipi ruajti qetësinë dhe u munduam secili që të menaxhonim situatën deri në fund të takimit, duke shmangur presionin e tifozëve apo dhe kundërshtarit në fushën e lojës.

Cilat janë objektivat e Burrelit për këtë sezon?

-Objektivat e Burrelit për këtë sezon nuk janë të mëdha por qëndrojmë me këmbë në tokë. Do japim maksimumin që të vijojmë garën për të qëndruar në Kategorinë e Parë dhe t'i marrim ndeshjet një nga një pasi kështu mund të arrijmë më të mirën ë mundshme.

Me kontigjentin që ka ekipi, mendoni që do të arrini realizimin e këtyre objektivave?

-Kam shumë besim tek skuadra e cila mund të bëj më mirë se kaq, sepse këtu po punojmë shumë dhe frytet do të vijnë. E përmenda dhe më lart, jemi një skuadër e re në moshë dhe në vazhdimësi do konsolidohemi. Do i marrim ndeshjet një nga një që të shkojmë drejt objektivave pasi meritojmë të jemi më lart në renditje, por është vetëm fillimi i një kampionati të gjatë.

Po objektivi yt personal cili është, ku e shikon Klajdi veten pas këtij sezoni?

-Objektivi im personal është të shënoj sa më shumë gola dhe të jap kontributin tim maksimal për ekipin. Aktualisht jam pjesë e Burrelit dhe fokusi është të jap më të mirën këtu më pas të shohim çfarëë ka rezervuar e ardhmja. Si çdo lojtar pretendinet janë të arrijë në elitë dhe për këtë gjë po punoj intensivisht.

 

Goli i realizuar nga Klajdi Kryemadhi:

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga