Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

EKSKLUZIVE/ Pritet spektakël në “Air Albania”, shitje rekord e biletave për derbin e 3-të të sezonit

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ Pritet spektakël në “Air Albania”, shitje

Partizani dhe Tirana do të duelojnë mes tyre në derbin e 3-të të këtij sezonit, sfidë që do të luhet ditën e nesërme në “Air Albania” në orën 19:00. Tashmë çdo orë e më shumë emocionet shtohen për të parë duelin më të “zjarrtë” në kampionatin shqiptar.

Një duel që luhet për histori, prestigj dhe krenarinë e një qyteti dhe që vlen më shumë se 3 pikë. Spektakli në të tilla sfida është i garantuar si nga lojtarët në fushën e lojës ashtu edhe nga tifozët në stadium.

Interesimi është shumë i lartë dhe “Newsport.al” mëson EKSKLUZIVISHT edhe nurmin e biletave të shituara deri më tani. Saktësisht janë 5500 bileta të shitura deri tani, ndërsa ne na ndajnë më shumë se 24 orë nga ndeshje dhe kjo do të thotë se numri i tyre pritet të rritet në orët në vazhdim dhe shkallët e stadiumit të mbushen edhe më shumë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga