
Nuk ka përfunduar ende por transferimi është cështje orësh. Burime ekskluzive për newsport.al bëjnë të ditur se mesfushori i Skënderbeut Agim Zeka është pranë akordit me francezët e Lilë. Nuk është klubi i Monakos por një tjetër ekip francez që ka arritur të bëj për vete mesfushorin e talentuar.
Menaxheri i njohur Shkumbin Qormemeti, pasi transferoi Llullakun në Kazakistan dhe Berishën në Rusi, tani ka bërë një tjetër goditje. Skënderbeu pritet të marrë jo pak nga ky transferim por shifrat e sakta ende nuk bëhen të ditura. 18 vjeçari shumë shpejt do të bëhet zyrtarisht pjesë e Lilës dhe pasi transferimi të përfundoj do të publikohen edhe detaje të tjera nga kjo lëvizje e bujshme.
[gallery columns="1" size="full" ids="73195"]