Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

EKSKLUZIVE/ Partizani godet në merkato, gjen rivalin e Xhuliano Skukës

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ Partizani godet në merkato, gjen rivalin e Xhuliano Skukës

Erjon Dragoj është lojtari më i ri i Partizanit. Burime të besueshme pranë klubit të kuq bëjnë me dije për Newsport.al që kryeqytetasit kanë gjetur akordin me sulmuesin e talentuar. 22-vjeçari nga Pogradeci bëri një sezon të mirë me Korabin dhe pas përfundimit të kontratës doli futbollist i lirë. Dëshira për të provuar aftësitë e tij në një ligë më të fortë, solli nënshkrimin me 16 herë kampionët e Shqipërisë.

I gjatë 1,80, sulmuesi pritet të rivalizojë Xhuliano Skukën në majën e sulmit. Mëngjërashi shkëlqeu me fanelën dibrane duke qenë titullar i padiskutueshëm. Ai u aktivizua në 31 ndeshje, 30 prej të cilave i nisi nga minuta e parë. Arriti të shënonte edhe 5 gola me skuadrën dibrane duke u shndërruar në lojtar kyç për fazën ofensive. Më parë ka qenë pjesë e Pogradecit, ndërsa ka provuar të veshë edhe fanelën e Laçit në sezonin 2018-2019, por pa mundur të gjejë hapësira.

Pas eleminimit nga Kupat e Europës, drejtuesit e Partizanit e “mbyllën thesin” duke zbehur objektivat që kishin në merkaton e verës. Tashmë synimi është i qartë: Lojtarë të rinj dhe cilësorë për prespektivën. Me Xhuliano Skukën qëlluan në shenjë në merkaton e dimrit. Interesi është i madh për të parë edhe Dragoj me fanelën e kuqe, nëse 22-vjeçari do të ndjekë apo jo të njëjtën rrugë si Skuka. /Retin TOKA/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga