
Tirana është kthyer në klubin më aktiv të kësaj merkato në Superligë. Afrimi i bujshëm i Regi Lushkjës ka qenë një nga blerjet më të mëdha për bardheblutë. Në radhët e kampionëve nuk kanë munguar as largimet, ku i radhës është Lukman Hussein.
26 vjeçari nga Nigeria i cili u afrua me shumë bujë nga radhët e Kastriotit, do të jetë largimi më i fundit i Tiranës. Konkurenca e madhe në ekip ka bërë që të ndjehet mungesa e minutave dhe tashmë aventura e tij pritet të vijoj larg klubit bardheblu.
Poll