
Në derbin Tirana-Partizani që do të luhet të premten në "Selman Stërmasi" nuk do të jetë caktohen gjyqtarët që kanë arbitruar gjatë viteve të fundit, duke përjashtuar edhe ata të FIFA-s.
As Jorgji e Jemini, as Koçi, por as Meta nuk do të jenë në rolin e gjyqtarit kryesor në derbin e kryeqytetit.
Burime të sigurta konfirmojnë për newsport.al se në FSHF janë duke u menduar për emrat e Eldorian Hamitit dhe Juxhin Xhajës si kandidatët për të arbitruar sfidën Tirana-Partizani.
Me 90% do të jetë pikërisht gjyqtari nga Lezha, Eldorian Hamiti, të cilit do t'i besohet kjo përballje e rëndësishme e javës së 31-të e Superligës./ NEWSPORT.AL/
Poll