Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

EKSKLUZIVE/ “Nuk është Colella problemi i të kuqve”, prognoza e Dervishit para derbit: Do i refuzoja Tiranën dhe Partizanin, në Shqipëri rëndësi ka... Big Brother

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ “Nuk është Colella problemi i të kuqve”,

Nuk qëndron asnjëherë larg futbollit shqiptar. E ndjek me detaje dhe në prag të sfidës derbi nuk mund të mungonte. Dritan Dervishi, ish drejtori sportiv i Partizanit rikthehet të flasë për një intervistë enkas për Newsport.al.

Prej vitesh në rolin e scoutit në Seria A me Veronën, ai thotë troç gjithçka si e mendon. Nga problemet në skuadra e deri te progresi i futbollit shqiptar. Ka një mendim personal për shitjen e Skukës si dhe për aludimet për stadiumin e derbit.

- Nga derbi fitues në derbin e radhës. Dritan si e sheh këtë përballje të radhës mes Partizanit dhe Tiranës?

Parashikoj një ndeshje që për pozicionet që kanë aktualisht, nuk do të na japin spektakël. Të dyja skuadrat do të jenë të kujdesshme për të marrë një rezultat pozitiv. Nuk shikoj asnjërën prej tyre favorit.

- Te kampionët klima duket më e qetë, ndërsa tek të kuqtë jo. A beson se skuadra e Colellës ka potencialin e duhur për të fituar?

Nuk besoj se dhe te Tirana janë të qetë pasi dhe derbi për vetë historinë që përfaqëson, për klasifikimin që ndodhen, skuadrat janë në tension. Siç e thashë edhe më lart nuk ka favorit. Të dyja ekipet kanë shanse të barabarta për të fituar.

- Cili është problemi i Partizanit që këtë vit ka pasur shumë oshilacione?

Ndoshta problemi i Partizanit është organika që ka në përbërje në këto momente. Nuk ka lojtarë që të bëjnë diferencën, ose më saktë futbollistë cilësorë siç ishte Skuka dhe Bitri në repartet e tyre. Por, mos të harrojmë që edhe merkato me prurjet e saj ka sjellë futbollistë që deri më tani nuk kanë treguar asgjë. Po të shikosh rezultatet e fundit, ky kampionat po na tregon një nivel mediokër.

- A është Colella i duhuri për të kuqtë?

Unë e shikoj problemin e Partizanit jo te trajneri, pasi është shumë e thjeshtë për ta kritikuar atë. Problemi i Partizanit është më i thellë. Unë mendoj që problemi kryesor është që trajnerit i kanë afruar futbollistë jo të denjë për ato ngjyra dhe atë tifozëri që përfaqësojnë.

- Elton Marini, drejtori i ri sportiv i Partizanit bëri bingo me shitjen e Skukës. A beson në shifrat 1.4 milionë euro apo është një scoop mediatik?

Shitja e Skukës është reale dhe një punë e shkëlqyer e presidentit Gaz Demi. E them me bindje që në këtë operacion është marrë 100 përqind presidenti i klubit. Mua më pëlqen të jap meritat atij që i takojnë.

- Dy arsye pse fiton Tirana dhe dy arsye pse nuk fiton Partizani?

Derbi nuk ka favorit. Është rezultat i paparashikueshëm. Pasi në të gjithë historinë e vet, nuk ka pasur asnjëherë favorit. Prandaj nuk bëhen dot partashikime.

- Aludimet për kompleksin sportiv. Pse duhej diskutuar se ku do të luhet kjo sfidë të cilën e pret me padurim gjithë Shqipëria?

Partizani është ekip pritës. Ata vendosin për stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja. Por, asnjëherë nuk kam besuar që klubi i Partizanit do të bënte derbin në shtëpinë e vet. Në Air Albania, spektakli është i garantuar.

- Tashmë jeni i vjetër në rrugën e futbollit, nëse mund ta quajmë kështu. Pse nuk kontribuon me lidhjet dhe njohjet e tua në Shqipëri?

Unë paguhem dhe kontribuoj në klubin tim që është Verona.

- Nëse sot të hapen dyert te Partizani dhe Tirana njëkohësisht, kë do të zgjidhje?

Asnjërën. E them me sinqeritetin më të madh. Ju më njihni, kam folur dhe flas gjithmonë me sinqeritet. Jam shumë i nderuar që përfaqësoj klubin tim ku ndihem si në shtëpi. Jam shumë i vlerësuar nga i gjithë klubi. Nuk mendoj më një kthim timin në Shqipëri, pasi aty nuk shoh një futboll me idetë që unë kam.

- Një parashikim për derbin?

Parashikoj një barazim. Pasi të dyja skuadrat nuk duan të gabojnë këtë ndeshje.

- Do të jesh në Air Albania?

Më vjen keq që këtë ndeshje nuk do të jem prezent. Pasi do të jem pranë skuadrës time. Këtë javë na pret një ndeshje shumë e rëndësishme.

- Mesazhi për tifozëritë?

Të respektojnë njëra-tjetrën. Jetojmë në një qytet që është Tirona dhe ky qytet meriton respekt. Të falënderoj për intervistën dhe të uroj suksese në punë në këto të vështira ku më shumë flitet për Big Brother se sa për futbollin shqiptar. /Retin TOKA/

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga