Reginaldo Faite shkëlqente dikur në Superiore duke arritur të shënojë gola të rëndësishëm me Laçin dhe Kukësin. Pikërisht rrjetat e shkundura me këto dy skuadra bënë që afrikani të provonte një aventurë jashtë vendit.
Por, në merkaton e sezonit të shkuar ai u kthye në Shqipëri me mjaft bujë te Dinamo. Me kryeqytetasit nuk arriti të tregonte formën e dikurshme duke bërë që të ulej në stol nga trajnerët respektivë.
Ndërkohë edhe këtë sezon situata ka qenë e njëjtë me të. Mungesa e minuta ka bërë që ai të mendojë pozicionin e tij në kryeqytet. Burime të besueshme bëjnë me dije për Newsport.al që sulmuesi ka ndërprerë me marrëveshje kontratën dhe ditën e djeshme ka lënë Shqipërinë duke u larguar drejt Mozambikut. /Retin TOKA/
[caption id="attachment_672814" align="alignnone" width="1024"] Rexhinaldo Faite[/caption]