
Florent Hasani u transferua tek Rapidi i Bukureshtit disa ditë më parë, duke mbyllur kështu aventurën e tij me Tiranën. Shitja e sulmuesit 26-vjeçar solli në arkat e bardhebluve plot 300 mijë euro.
“Newsport.al”, gjithashtu ka mësuar pagën që Hasani do të përfitojë në Rumani. 15 mijë euro në muaj do të jetë paga e bomberit nga Kosova. Një pagë shumë e lartë, duke patur parasysh që kontrata që ai ka firmosur me Rapidin skadon në vitin 2026.
Kujtojmë që tek Rapidi, Hasani është tashmë në ekip edhe me dy shqiptarë të tjerë. Albion Rrahmani dhe Ermal Krasniqi, me këtë të fundit që u zyrtarizua ditën e sotme, janë shokët "dardanë" të Hasanit.
Poll