Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

EKSKLUZIVE/ Ndeshja me Kukësin vulosi gjithçka, Da Silva pas largimit: Partizanit i uroj fitoren në Superkupë, iu tregoj për të ardhmen time

Shkruar nga NEWSPORT

Largimi i Da Silvas nga Partizani ishte i papritur. Erdhi vetëm dy ditë para finales së Superkupës me Egnatian, ndërsa braziliani ishte kthyer nga dëmtimi dhe pritej të katapultohej sërish në formacionin e të kuqve.

Da Silva ka vendosur të prononcohet për Newsport.al, për herë të parë pas largimit nga kampionët në fuqi. Një nga aktorët kryesor të “demave” sezonin e kaluar, tregon se pasi nuk mori minuta në ndeshjen e fundit me Kukësin(1-1), i kërkoi klubit të mbyllnin bashkëpunimin.

Sulmuesi 28-vjeçar tha fillimisht për Newsport.al se është i kënaqur me arritjet te Partizani, ndërsa nuk ka vendosur akoma diçka për të ardhmen. Po ashtu e mbyll duke i uruar Partizanit fitoren në Superkupë, ndërsa një falenderim e ka dhe për tifozët e kuq.

Më shumë se 1 vit te Partizani. Cilat janë përshtypjet që iu la kjo aventurë?

“Ishte një kohë e mirë që e kalova me skuadrën e Partizanit. Erdha këtu për të përmirësuar veten dhe për t’i dhënë kualitetin tim, për të ndihmuar skuadrën, të fitonim titullin. Fatmirësisht ia dolëm, e fituam. Kështu mendoj se në 1 vit e gjysmë ishte shumë mirë si personalisht dhe me skuadrën”.

Përse vendosët të mbyllnit bashkëpunimin?

“Arsyeja ishte të gjenim një zgjidhje sepse qëkur u ktheva nga dëmtimi mendoja se trajneri i ri do më jepte disa minuta, për t’u rikthyer në formën time më të mirë të mundshme, por kjo nuk ndodhi. Ndeshjen e fundit qëndrova në pankinë dhe nuk isha i lumtur sepse doja të luaja dhe të shijoja futbollin. Dhe pyeta nëse ishte e mundur të mbyllnim bashkëpunimin tonë në mënyrë të mirë sepse s’kishte kuptim të qëndroja këtu dhe të isha në stol”.

Do të vazhdoni këtu në Shqipëri, apo po shihni për diçka jashtë?

“Nuk e di sinqerisht, duhet të marr pak kohë për të menduar për të ardhmen. Mendoj ditët e ardhshme do e dini ku do shkoj sigurisht”.

Çfarë mendimi gëzoni për tifozët e Partizanit?

“Për tifozët, janë të mrekullueshëm siç e kam shkruar në Instagram. Ndjesia që ato na jepnin ne gjithë kohën është e pabesueshme. Dhe çdo ndeshje janë të pranishëm për të na mbështetur ne, dhe kur ne ishim duke humbur ndeshjen. Kështu që dua t’i falenderoj dhe të vazhdojnë të mbështesin këta djem dhe sigurisht për pjesën e mbetur të sezonit, duke nisur që nga nesër që kanë finalen. Shpresoj që do shkojë mirë dhe do arrijnë tjetër kupë”./Emanuel Loci/

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga