Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

EKSKLUZIVE/“Kualifikimi i siguruar, do ta ndjek në Gjermani”, ish-kapiteni Agolli: De Biasi apo Sylvinho? Kjo kombëtare ka mundësi për të shkuar akoma më lart

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/“Kualifikimi i siguruar, do ta ndjek në Gjermani”,

Emocionet e sfidës mes kombëtares shqiptare dhe Çekisë kanë kapluar çdo tifoz, të madh dhe të vogël, me ndeshjen që do të startojë në orën 20:45 në "Air Albania. Sigurisht që emocionet më të mëdha janë te lojtarët dhe stafi, por edhe tek ish-futbollistë që kanë kontribuar për ngjyrat kuqezi.

Pikërisht Ansi Agolli është njëri prej tyre, i cili ka përjetuar emocionet e Euro 2016. Ish-kapiteni ka qenë vendimtar, ndërsa në një intervistë për “Newsport.al” ka theksuar se kombëtarja e udhëhequr nga Sylvinho e ka të siguruar kualifikimin në Euro 2024, ndërsa do të jetë prezent për të parë sfidat e kombëtares në Gjermani.

Ndër të tjera Agolli tregon diferencën mes ekipit të De Biasit dhe të Sylvinhos dhe thekson se kjo skuadër ka mundësi të shkojë sa më larg dhe të arrijë të tjerë objektiva.

  • "Prej thuajse 3 vitesh jeni tërheq nga futbolli i luajtur, si po i kalon këto ditë Ansi? Me çfarë po merreni aktualisht?

Para se të lija futbollin unë hapa një akademi këtu në New York. Angazhimi im këto 3 vite ka qenë me këtë akademi dhe afro 1 viti kemi hapur një tjetër akademi në New Jersey. Kam një angazhim të madh me të dyja akademitë dhe periudha 3 vjeçare i është përkushtuar plotësisht akademive.

  • Jemi në javën e kombëtares, teksa pas dy ditësh luajmë me Çekinë në “Air Albania”. Çfarë ndjesie ju sjell kjo ndeshje si një ish-lojtar?

Tani që e njoh futbollin, ndjenja nuk është shumë e madhe pasi është pozitë tjetër. I kujtoj ato ndeshje me Kombëtaren. Çdo ndeshje ka qenë emocionuese, kur luanim para publikut tonë. Këto ndeshje janë më speciale padiskutim pasi kanë një vlerë më shumë nëse fitojmë me Çekinë dhe automatikisht kualfikohemi dhe kjo nuk do të jetë një surprizë. Normalisht këto janë ato ndeshje që kanë vlerat dhe presionin më të madh.

  • Kush do të vendosë në këtë sfidë?

Lojtarët e sulmit padiksutim do të vendosin këtë sfidë. Çekia ëhstë një kundërshtarë i fortë, nuk të japin shumë shance me goditjet standarte. E pamë edhe në ndeshjen e parë që zhvilluan jashtë me çekët se efikasiteti më i madh ishte sulmi dhe veprimet individuale. Ne për fatin e mirë i kemi këto lojtarë dhe tani kush do të dali në pah do ta tregoj ndeshja dhe fusha. Shpresoj të jenë të shumtë.

  • Sylvinho ka sjellë një frymë ndryshe në kombëtare, a është i duhuri për të na udhëhequr në Euro 2024?

Sylvinho ka ndërtuar një skuadër mjaft entuziaste, kjo duket dhe nga mënyra si luajnë. Ka edhe ndeshje të vështira si ajo në Çeki e Poloni. Ky është sezoni i parë i Sylvinhos, por e ka përballuar me sukses. Kanë dalë në pah ato që kërkon Sylvinho në këto ndeshje.

  • Kthehemi te Çekia, në “Air Albania” pritet një ndeshje e forte. Si del rezultati?

Do të jetë një ndeshje e fortë. Çekia është skuadër shumë e fortë, ndër më të fortat. Kam patur eksperiencë me klubet çeke dhe janë ekipe shumë të forta, gjithmonë të vënë në presion, agres e luftarak. Ne luajmë lojën tonë kemi publikun nga pas dhe janë shumë faktorë dhe besoj se mund të marrim rezultatin e duhur.

  • Në kombëtare kemi shumë talente, kush do të vendosë këtë sfidë?

Unë do të thoja që lojtarët e sulmit do të vendosin në këtë sfidë. Çekia është një kudnërshtarë shumë i vështirë, sidomos nuk të lë hapësira dhe shance për goditjet standarte. E pamë edhe në ndeshjen e parë që luajtëm me Çekinë, pavarësisht se luajtëm jashtë efikasiteti ishte te kundërsulmit dhe lëvizjet individuale. Unë mendoj se i kemi pikërisht këto lojtarë. Tani se kush do të dali në pah do ta tregoj ndeshja dhe fusha, shpresojqë të jenë të shumtë.

  • Kombëtarja e De Biasit e Euro 2016 apo skuadra e Sylvinhos?

(QESH) Unë kam luajtur me kombëtaren e De Biasit, atë të Sylvinhos nuk e njoh nga afër. Janë dy kombëtare të ndryshme. Në ekipin e tanishëm janë disa lojtarë që kanë luajtur edhe me De Biasin, siç janë Cikalleshi, Gjimshiti, Hysaj apo ndonjë tjetër. Kjo kombëtare është më e re se ajo që kishte De Biasi dhe për fatin e mirë ka akoma më shumë kohë për të shkaur më lart dhe për të arritur të tjerë objektiva. Sigurisht asnjë nuk duhet të kënaqet me pak sepse kjo kombërtare i ka mundësitë të marrë akoma më shumë në nivel ndërkombëtar.

  • Keni përjetuar emocionet e Euro 2016, çfarë do t’u rekomandoje çunave në një sfidë kaq delikate si me Çekinë?

Këto janë sfida ku tregohet shpirti dhe karakteri i skuadrës. Në kohën e Edi Rejas i ka munguar pak, por këto janë ato ndeshje që lojtarët duhet të jenë sa më afër njëri-tjetrit si në aspektin njerëzor dhe atë në fushë që është shumë e rëndësishme. Padiskutim që në një pikë apo në një tjetër ato do stërmundohen pasi kanë një kundërshtar shumë të fortë. Aty ku vjen ky presion psikologjik e fizik, aty duhet të nxjerrësh karakterin tëndë. Janë ndeshjet e duhura për ta nxjerrë këtë karkater sportiv tëndin, shpirtin e garës, sakrificën, disiplinën, bashkëpunimin që ke me trajnerin, me shokët në mënyrë që skuadra të marrë rezultatin e duhur.

  • Mario Mitaj e ka kthyer në “pronë” të tij krahun e majtë të mbrojtjes, a po iu zëvendëson siç duhet?

Një lojtar mjaft interesant që unë mendoj se akoma nuk i kanë dalë në pah ato cilësitë që ka, cilësitë akoma më të mira që ka. Ka kualtitetin të tregojë akoma më shumë, nuk e ka treguar deri tani pasi është kushtëzuar nga ndeshjet e forta në Çeki dhe ajo me Poloninë. Unë i kam qejf lojtarët e krahëve dhe ai nuk i ka bërë pasi skuadra atëhere luante në një mënyrë që edhe të marri rezultatin.

  • Stadiumi pritet të jetë i stërmbushur, po Ansi personalisht do jetë prezent në “Air Albania”?

Ansi do të kishte shumë dëshirë të ishte në stadium, por për momentin jan në Amerikë dhe jam shumë i angazhuar me punën. Shpresoj shumë që në nëntor të jem në stadium. Nëse nuk mundem as në nëntor atëherë është e sigurtë do të jem prezent në Gjermani për të mbështetur skuadrën.

  • Tifozët janë para një “prove” nga UEFA në këtë sfidë, çfarë mesazhi do t’u jepnit?

Kjo është një pikë mjaft delikate dhe mjaft e rëndësishme nga ana e gjërave që ndodhin jashtë fushe por janë shumë të lidhur edhe me atë që ndodh në fushën e lojës. Mendoj që tifozët shqiptarë e kanë atë eksperiencën që t’i kontrollojnë emocionet, ekipi shqiptar ka arritur në atë nivel që të mos i kalojë vijat e kuqe ku të mos ndëshkohet skuadra. Tifozët kanë qenë në Euro 2016, e kanë eksperiencën e një kompeticioni të lartë. E dinë ç’do të thotë të bëhen trazira që askush nuk i do. Do të jetë një ndeshje e qetë, tifozët do të mbështesin skuadrën e tyre dhe shpresoj të kalojë pa asnjë incident. Në fushë duhet të triumfojë futbolli. Mos t’i shkëputet futbolli djemve që janë në fushë, mos ta marrin vëmëndejn gjërat e parëndësishme, të jetë vetëm te fusha e blertë, te djemtë dhe trajneri i tyre. Gjerat e tjera pastaj janë për t’i dhënë forcë dhe mbështetje djemve në fushë, por në një mënyrë fair-play". 

//Floridona ADEMAJ

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga