Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ekskluzive/ Hysen Memolla rrëfen emocionet e derbit të Splitit dhe kërkon një ftesë nga De Biazi

Shkruar nga NEWSPORT
Ekskluzive/ Hysen Memolla rrëfen emocionet e derbit të Splitit dhe

Hysen Memolla është lojtari shqiptar që  po shkëlqen në kampionatin kroat. Ai ka nisur karrierën te Martina Franca në Itali, në kategoritë e ulëta, ndërsa ra në sy në kampionatin slloven, ku gjatë ndeshjeve me Koper, ai rriti nivelin e tij dhe më pas u bë një nga më të kërkuarit për krahun e majtë të mbrojtjes.

Memolla është i lindur në Kavajë më 3 korrik të vitit 1992, ndërsa luan aktualisht për Hajduk Split në Kroaci. Në takimin e javës së shkuar u vu përballë shqiptarëve Elis Bakaj dhe Amir Rrahmani, ndërsa skuadra e tij fitoi në derbin e Splitit.

Ai ndjehet i lumtur që luan në këtë kampionat dhe pikërisht me Hajdukun, ndërsa pret një ftesë nga De Biazi për të luajtur me Shqipërinë në të ardhmen. Ai ka folur ekskluzivisht për “NEWSPORT.al” dhe ka treguar të vërtetat e tij.

Si është të luash për Hajduk Split?

Hajduk është klub shumë i fort. Është shumë kënaqësi të luash për Hajduk-un. Është klub me shumë rëndësi në futboll.

Si e përjetove derbin e Splitit?

Ishte ndeshja e parë për mua. Derbi është shumë i fortë. Ky derbi njihet më shumë për tifozët.

Çfarë ju impresionoi më shumë?

U impresionova shumë nga tifozët që ka ky klub.

https://www.youtube.com/watch?v=Gb-Get9EFdk

Si u ndjeve përballë shokëve shqiptarë në skuadrën e RNK Split?

U ndjeva normalisht. Luajtën mirë, por fituam ne (qesh).

Kë shqiptar ke më shumë shok në kampionatin kroat?

Nuk njoh shumë shqiptarë që t’i kem shokë këtu në  Kroaci. Flisja me Balajn dhe Roshin, por ata tashmë janë në Rusi.

Cilat janë objektivat e tua?

Objektivi im është të luaj mirë, siç kam luajtur në Itali dhe në Slloveni. Të jam maksimumin me Hajduk.

Kombëtarja, kur mendoni se do të jeni titullar aty?

Shpresoj të më thërrasë De Biazi tani. Për kombëtaren? Unë do të jem shumë i kënaqur po luajta për Shqipërinë. Mezi po pres të luaj me Shqipërinë!

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga