Sot do të luhet në Kavajë sifda e Kategorisë së Parë mes Luzit dhe Lushnjes. Në orën 15:00 skuadrat do të përballen në stadiumin e ri të Luzit. Për këtë sfidë FSHF ka menduar të dërgojë për arbitrim një gjyqtar të Superiores.
Newsport.al mëson se Orlando Kuka do të jetë ai që do të bëjë drejtësi në Kavajë. Sfida paraqitet me mjaft intensitet dhe eksperienca e Kukës është e nevojshme për përballimin e situatave në këtë përballje.
Luzi 2008-Lushnja
Arbiter kryesor:Orlando Kuka(Tirane)
Asistent 1:Gernat Qirici(Tirane)
Asistent 2:Ergin Morina(Tirane)
Arbiter i 4:Sokol Bebja(Tirane)