Flamurtari nis merkaton nga Skënderbeu. Burime të sigurta pranë klubit vlonjat konfirmojnë për newsport.al, se drejtuesit e Flamurtarit kanë kontaktuar pak ditë më parë me sulmuesin Ardi Hoxhaj.
21-vjeçari, i cili është pjesë edhe e Shpresave kuqezi është dëshira e parë e trajnerit Mezani për merkaton e janarit.
Tashmë, nga dëshirë e trajnerit, gjërat janë bërë konkrete, sepse mes palëve kanë startuar negociatat e para. Por, më parë, Flamurtari duhet të gjejë akordin me Skënderbeun që ka kartonin e Hoxhajt.
Pritet që sulmuesi vlonjat të transferohet te Flamurtari në formë huazimi. 21-vjeçari zhvilloi një sezon fantastik vitin e kaluar me Bylisin, ndërsa Skënderbeu bleu kartonin nga klubi ballshiot.
Por Agostineli nuk e ka aktivizuar shumë gjatë këtij sezoni dhe talenti vlonjat pritet të kalojë te Flamurtari për të treguar edhe një herë vlerat e tij.
[caption id="attachment_43076" align="alignnone" width="300"] Ardit Hoxhaj[/caption]