Brajan Gruda
Brajan Gruda është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Leipzig po fiton në shtëpi përballë Hoffenheim. Sfida e vlefshme për javën e 27-të të Bundesligës gjermane, është momentalisht 4-0.
Ishte pikërisht Brajan Gruda protagonisti kryesor në këtë sfidë. Ai po shkëlqen deri më tani me 2 gola dhe 1 asist. Këto kontribute në 3 gola, Gruda i bëri në harkun e 27 minutave, prej të 17-tës në të 44-tën.
Kujtojmë se sulmuesi 21-vjeçar refuzoi bashkimin me Kombëtaren shqiptare, duke zgjedhur Gjermaninë. Mirëpo, këta të fundit nuk e kanë grumbulluar ende me ekipin A, duke mos i dhënë asnjë mundësi.
2 golat dhe asisti i Grudës
Poll


