Egnatia - Elbasani
Elbasani dhe Egnatia kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi me shifrat 0-0.
Pas kësaj ndeshje për mikrofonat e RTSH-së, folën trajneri i Elbasanit, Ivan Gvozdenovic dhe sulmuesi Xhonatan Lajthia. Por, mungoi përfaqësuesi i Egnatias dhe kjo për një arsye.
Pas komunikimit me FSHF-në, Egnatia ka vendosur që asnjë të mos flasë pas ndeshjes, marrë shkas këtu edhe pezullimin e më shumë se 50% të stafit. Kujtojmë se trajner provizor në pankinën rrogozhinase sot, ishte Ervin Karafili.
Poll



