Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Lojtari i Ndeshjes” përballë Egnatias, Lajthia: Jemi ekip solid, do të jap 100% derisa të dalim fitimtarë!

Shkruar nga NEWSPORT
“Lojtari i Ndeshjes” përballë Egnatias, Lajthia: Jemi ekip
Xhonatan Lajthia

Elbasani dhe Egnatia kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi me shifrat 0-0. Pas këtij dueli ka folur "Lojtari i Ndeshjes", sulmuesi i Elbasanit, Xhonatan Lajthia. 

“Ishte një ndeshje shumë e fortë. E përballuam mirë edhe pse morëm karton të kuq që në fillim, treguam karakter. E morëm veten, e morëm lojën në dorë. Fatkeqësisht nuk shënova.

Skuadra? Nga ndeshja në ndeshje jemi në rritje. Edhe kur dolëm me karton të kuq, ishim solidë në mbrojtje. Më pas edhe Egnatia mbeti me 10 lojtarë, treguam lojën tonë. Bëmë futboll të hapur. Respektojmë edhe Egnatian. Jemi në rritje dita-ditës.

Nervoz, prej kartonëve? E vërtetë, isha pak nervoz. Sepse duelet ishin prezente, por e përballova deri diku edhe anën e presionit. U ndëshkova me një karton të verdhë që s’duhej, por mësim për herë tjetër.

E kishim përgatitur ndeshjen që të ishim super ofensivë. Po mundoheshim që të bënim detyrat e trajnerit. Por fillimi i lojës ishte pak i vështirë edhe prej kartonit të kuq, por i rëndësishëm është reagimi, jam krenar për djemtë.

Çdo rol në fushë, po portier? Shpresoj që jo, mos të jetë e nevojshme, mos ta provoj. Por jam në dispozicion të trajnerit dhe shokëve, do të jap 100% për ekipin derisa të dalim fitimtarë, ky është karakteri im”, tha Lajthia.

Poll

Lexo gjithashtu