Elbasani dhe Egnatia kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi me shifrat 0-0. Pas këtij dueli ka folur trajneri i verdhebluve, Ivan Gvozdenovic.
“Nëse shohim, kishim më shumë raste për të shënuar gol. Ishte si një ndeshje shahu. Ne ishim më afër për të shënuar, pasi Lajthia kishte rast të pastër, pasta Musta, përsëri Lajthia. Çunat bënë maksimumin. Nuk i jam i kënaqur me 1 pikë, por çunat bënë maksimumin, s’mund të them asgjë, por respekt dhe bravo për çunat.
Nga fillimi me rastet nuk ishim barazim, ne ishim më mirë. Egnatia nuk na rrezikoi asnjëherë. Kur Boye mori kartonin e kuq, ne kaluam 4-4-1. Ideja pastaj ishte që të kapnim lojtarët e Egnatias me shpejtësinë e Lajthisë. Ze Gomes dhe Karim janë të mirë me topin, por nuk kanë shpejtësinë e Lajthisë. Do të rrinin ekuilibër mbrapa dhe do të provonim para. Kjo ishte për pjesën e parë. Por në pjesën e dytë dhe 5 minutat e fundit të së parës, ishim barazim me lojtarë 10 me 10.
Më pas, ideja ishte të provonim me të dy krahët, jo vetëm nga një. Do të provonim me cilësi, me raste një kundër një. Pjesa e dytë, presioni? Nuk patëm frikë nga presioni, pasi u futëm në rrezik normal pasi donim që të fitonim ndeshjen. Kishte shumë hapësira pasi ishin 10 kundër 10. Për mua ishte ndeshje e bukur, Egnatia ka cilësi brenda nesh, ishte ndeshje e hapur.
Ndërrimi i Loukilit? Është e drejtë, është i rëndësishëm për ne, shumë i mirë, ka cilësi për driblime dhe pasimin e fundit. Stafi dhe unë menduam se ai ishte i lodhur dhe pak jashtë lojës, prandaj e ndërrova. Koha ishte e duhur pasi ishte minuta e 66-të, kishte lojtar të freskët si Samuel, me karakteristika pothuajse të njëjta.
Manovra sulmuese, Musta më aktiv se Lila? Ndoshta sepse nga krahu i Lilës ishte një lojtar si Albanese, pasi kur rri në fazën sulmuese, do kujdes. Ishim pak të kujdesshëm aty. Nga stafi ideja ishte që Lila të qëndronte me kujdes dhe të hapeshim në krahun tjetër. Fangaj dhe Jaime ishin më difensivë në atë krah. Dua të falënderoj tifozët, sepse sot ishte një atmosferë e bukur, 6-7 mijë tifozë. Kemi nevojë për tifozët dhe respekt i madh.
Kush doli i fituar sot? Tani, kur kemi derbi si sot, në derbi vetëm të mos humbësh. Mund të them që me 1 pikë, edhe Elbasani edhe Egnatia janë të kënaqur, pasi çdo pikë ka vlerë. Të presim Vllazninë dhe të flasim më shumë për këtë”, tha Gvozdenovic.
