Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

EKSKLUZIVE/ "Egnatia dhe Partizani janë dy ekipet më në formë, Dinamo ka reflektuar", Arbin Zejnullai: Synimi im? Të shënoj më shumë se sezonin e kaluar

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ "Egnatia dhe Partizani janë dy ekipet më në

Egnatia po kalon një nga momentet më të mira, teksa është në vendin e parë dhe udhëheq e vetme kampionatin shqiptar. Skuadra rrogozhinase është në kuotën e 34 pikëve, 3 më shumë se Partizani i vendit të dytë.

Mesfushori i Egnatias, Arbin Zejnullai në një prononcim ekskluziv për Newsport.al është shprehur se ekipi i tij dhe “Demat” janë dy ekipet më në formë të momentit, teksa shpreson në fitimin e Superkupës. Gjithashtu mesfushori ka folur në lidhje me barazimin e marrë në ‘frymën e fundit’ ndaj Teutës. Zejnullai thotë se barazimi ishte rezultati më i drejtë.

"E dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë ndaj Teutës. Në pjesën e parë nuk u shfaqëm shumë mirë, ndërsa në pjsën e dytë treguam karakter dhe ashtu shkoi ndeshja mendoj që barazimi ishte i drejtë. Objektivi im? Personalisht qëllimi im është që të shënoj më shumë gola se në sezonin e kaluar dhe normalisht në çdo ndeshje të jap maksimumin që të ndihmoj ekipin në arritjen e objektivave.

Sfida e ardhshme? Me ndryshimet që ka bërë Dinamo ka filluar të reflektojë. Egnatia jo vetëm në ndeshjen e kësaj jave kundër Dinamos, por në çdo sfidë shkon për të marrë maksimumin e pikëve.

Superkupa ndaj Partizanit mendoj që do të jetë një sfidë për ta shijuar. Sepse përballë janë dy ekipet më në formë të momentit. Por shpresoj që në fund fitues të jemi ne", është shprehur Zejnullai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga