Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

EKSKLUZIVE/ Coronavirusi i prish planet, Skënder GEGA largohet nga Jordania dhe kthehet në Amerikë

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ Coronavirusi i prish planet, Skënder GEGA largohet nga Jordania

Ende pa nisur mirë aventurën, Skënder Gega është detyruar të largohet nga Jordania. Newsport.al mëson se trajneri tropojan në konsensus të plotë me drejtuesit e klubit Al Faisaly ka vendosur të kthehet pranë familjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Situata e krijuar nga virusi i frikshëm “Covid 19” ka paralizuar edhe botën e sportit në gjithë rruzullin.

I ndodhur në këto kushte, Gega e ka parë të udhës t’i bashkohet familjes së tij pasi në këtë kohë s’mund të flitet për futboll. Newsport.al mëson se drejtuesit e klubit e kanë mirëkuptuar dhe i kanë dhënë leje që të kthehet në USA. Edhe pse është mjaft e vështirë të udhëtosh në këtë periudhë për shkak të pezullimit të gjitha fluturimeve, Ambasadat Amerikane po tërheqin gjithë shtetasit e saj.

Klubi në Jordani i ka plotësuar çdo lloj kushti Skënder Gegës. Ai ka qëndruar në një nga hotelet më të mira në vend, teksa të gjitha shpenzimet janë mbuluar nga drejtuesit e Al Faisaly. Momentalisht qeveria jordaneze ka vendosur karantinim 10-ditor të të gjithë vendit dhe pritet që ky afat të zgjatet dhe më tej.

Kësisoj Gega e ka parë të udhës të largohet për të udhëtuar pranë familjes së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por, sapo situate të përmirësohet, është i detyruar të rikthehet sërish në Jordani për të vijuar punën me skuadrën e Al Faisaly ashtu siç është e parashikuar në kontratën e nënshkruar. /Newsport.al/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga