
Duke nisur që nga ora 12:00 të ditës së sotme trajneri Sylvinho do të bëjë publike edhe listën e lojtarëve të grumbulluar për dy sfidat e muajit qershor të vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.
“Newwsport.al” ka mësuar ekskluzivisht se pjesë e kësaj liste për ndeshjen me Moldavinë dhe Ishujt Faroe janë edhe Armando Sadiku dhe Ernest Muçi suprizat e brazilianit.
I pari mungon në kombëtare prej më shumë se dy vitesh, teksa sfida e fundit me fanelën kuqezi është më 7 shtator 2020 ndaj Lituanisë. Kujtojmë se ish-sulmuesi i Tiranës ka bërë paraqitje pozitive me Legian e Varshavës këtë sezon. Pjesë e listës është edhe Jasir Asani, i cili ishte i grumbulluar edhe për duelin me Poloninë. Nuk mungojnë as Taulant Seferi dhe Andi Hadroj. Ky i fundit vjen nga Abissnet Superiore ku mban veshur fanelën e Partizanit.