Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

EKSKLUZIVE/ "Asist"-i i BYLISIT për TIRANËN, Gugash MAGANI "shkel syrin": E kam drejtuar në periudhë më të vështirë, iu tregoj "recetën" e suksesit për bardheblutë

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ "Asist"-i i BYLISIT për TIRANËN, Gugash MAGANI

Derbi mes Partizanit dhe Tiranës po afron dhe të gjithë japin mendimin e tyre: trajner, ish trajner, ish futbollist etj. Gugash Magani ka qënë trajner i Tiranës në sezonin 2013-2014, kur ekipi bardheblu mposhti Partizanin me rezultatin 1-0, me gol të Gilberto Fortunatos. Në një intervistë ekskluzive për Newsport.al, Magani jep mendimin e tij rreth kësaj ndeshje, por flet edhe për një rikthim të mundshëm në kampin bardheblu.

- 5 vite nga fitorja e fundit në derbi. Sa ka ndryshuar Partizani dhe Tirana që nga ajo kohë?

Normalisht, strategjia e klubeve shqiptare është se e ndryshojnë shumë organikën dhe kjo ndikon në përformancën e çdo skuadre.Edhe Tirana ka ndryshuar shumë gjatë këtyre 5 viteve, gjithashtu dhe Partizani.


- Bardheblutë vijnë pas një periudhe të vështirë. Sa janë shanset për rezultat pozitiv?

Në fakt, kemi qënë edhe më keq kur unë drejtoja   Tiranën edhe arritëm fitoren. Gjithmonë derbi nuk ka favoritë. Edhe një skuadër e Kategorisë së Parë, nëse luhet derbi atëherë i ka të treja rezultatet brenda.


Ju jeni një ekspert i Superligës, si e parashikon këtë takim?

Në planin tekniko-taktik Partizani duket më  i avantazhuar, megjithatë humbja e fundit me Bylisin i ka ''trazuar ujërat'' te pjesa psikologjike. Ndërsa Tirana nuk ka cfarë të humbë. Një humbje me Partizanin do e shkëpuste akoma më shumë me objektivat.


- Sipas jush, çfarë duhet të bëjë Egbo që të ndalë të kuqtë?

Nuk mund të bëj analistin sepse çdo trajner e di vetë. Me këtë rast, unë jam trajner vetë dhe meqë po ma bëni këtë pyetje po u jap një përgjigje të sinqertë. Tirana nuk duhet të futet në lojë me euforinë e hakmarrjes, të jetë me këmbë në tokë. Të luajë për barazim, domethënë jo për barazim në kuptimin e përgjithshëm por ta mbajë mirë mbrotjten e most ë hidhet direkt në sulm e ta pësojë si herët e tjera


- Tirana vjen në këtë sfidë pa shërbimet e Hasanit dhe Cales, dy futbollistë kyç të organikës.Kush  mund t'i mbulojë mungesat e këtyre lojtarëve?

Me sa e kam parë Tiranën, te pjesa lart ka alternativa. Normalisht, Hasani është një lojtar kyç dhe me një karakter të fortë. Mendoj që edhe lojtarët e tjerë që janë në dispozicion, si Kale, Torasa  mendoj që do ta përligjnin besimin që do iu japë trajneri.


- Partizani u shpall kampion me Gegën, me Lerdën është  në vend të parë. Kë zgjedh mes të dyve?

Po ta shikosh këtë sezon, Partizani ka stabilitet në lojë. Sa i përket marrëdhënieve të brendshme, Gega krijoi njëfarë grupi. Në futboll kryesore është fryma e grupit dhe pati sukses. Edhe Lerda nuk po punon keq me ekipin, prandaj janë edhe në vënd të parë.


- Cili nga lojtarët mendon se do të jetë vendimtar në derbi?

Të dyja skuadrat kanë individualitete,pra pika të forta. Mendoj që te Tirana lojtarët që janë lart, pra treshja që është prapa sulmuesit bëjnë diferencën. Sa i përket Partizanit, Asani dhe Çinari janë lojtarë që kanë pasur përformancë shumë të mirë. Edhe Trashi është ai që ka ekuilibër gjatë gjithë kohës.

- Çmendim keni për sfidën që për herë të parë luhet në një impiant të tillë?

I bën çdo skuadre shumë mirë dhe mendoj se 30% e përformancës së skuadrave do jetë cilësi e fushës. Nuk mund ta kuptoj një ndeshje futbolli në një fushë jot ë mirë. Duke qënë terreni I mirë, të jep shpejtësi në veprime.


- Si e analizon largimin e Ahmatajt në një moment të tillë? A iu duket një vendim profesional?

Nuk mund të gjykoj vendimin e drejtuesve të Tiranës. Unë kam qënë gjithmonë kundër ndërrimit të shpeshtë të trajnerve . Ajo që mendoj unë është një president kur i jep shansin një trajneri, duhet të ketë një farë pritje. Një skuadër që formatohet në gusht apo korrik, të japi rezultate. Prandaj, thashë se nuk duhen bërë shumë lëvizje.

- Jeni përfolur për të marrë drejtimin e Tiranës. Nëse do të ishit në krye të bardhebluve, me organikën që është në dispozicion, a do ta ndalnit ekipin e Partizanit?

Çdo trajner futet në fushë për të fituar ndeshjen. Futbolli është i paparashikueshëm, në çdo ndeshje janë 3 rezultatet brenda. Këtu ka të bëjë edhe pjekuria e trajnerit, cilësia e skaudrës dhe fanella. Asnjëherë nuk futem në lojë për ta humbur ndeshjen.


- Për fund, si do i përgjigjeni ftesës së Tiranës për ta drejtuar në të ardhmen?

Unë e kam drejtuar Tiranën në ditet më të vështira të saj, jo tani që ka një organikë shumë të pasur. Unë drejtoj një skuadër që është një kategori më poshtë dhe jam krenar. Kam kontratë deri në fund të dhjetorit dhe mund ta rinovoj kontratën. Nuk ka pasur asnjë takim mes meje e drejtuesve të Tiranës. Unë mendoj që cdo trajner e ka si diçka pozitive drejtimin e një ekipi si Tirana.  / Retin Toka

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga