Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Blerje “luksi” në merkatot e fundit, Chelsea paguan çmimin e RËNDË! Premier League merr vendimin drastik

Shkruar nga NEWSPORT
Blerje “luksi” në merkatot e fundit, Chelsea paguan
Chelsea

Investimet e çmendura në merkato nga Chelsea kanë “zgjuar” qeverinë angleze të futbollit e cila ka vendosur të ndëshkojë kapriçot e drejtuesve të klubit për transferimet e bëra gjatë viteve të fundit.

Kështu, londinezët janë sanksionuar me pezullim merkatoje, si për furnizimin me lojtarë të akademisë ashtu dhe për ekipin e parë të klubit. Shuma që i duhet të paguajë skuadra angleze është 10.75 milionë paund, raporton "The Guardian".

“Premier League njofton se ka përfunduar dy procese të ndara disiplinore që përfshijnë Chelsean, pasi ky klub vetëraportoi vullnetarisht shkelje të rregullave. Kështu, për këto arsye, ata kanë pranuar sanksionin monetar, ndërsa do të vuajnë edhe pezullimin e merkatos që vlen 9 muaj për akademinë dhe 2 vite për ekipin e parë”, shkruhet në deklaratë.

Poll

Lexo gjithashtu