Bernard Berisha është transferuar sot te Terek Grozni. Ish-mesfushori i Skënderbeut prej 1 viti ishte pjesë e Anzhit në Rusi. Shtatshkurtri shqiptar ka shkëlqyer me paraqitjet e tij duke bërë që ekipi i Balajt dhe Roshit të përfitojë shërbimet e tij.
25-vjeçari ka nënshkruar një kontratë 3.5 vjeçare. Ndërsa burime pranë lojtarit kanë bërë me dije për newsport.al që ai do të përfitojë një pagë prej 600 mijë eurosh në vit. Një shumë e konsiderueshme kjo për Berishën, i cili tashmë është gati për të dhënë kontributin e tij pranë 2 shqiptarëve të tjerë, Balajt dhe Roshit.
Poll
