
100 mijë euro është çmimi që i ka vënë kartonit të Patrick Nonatos, klubi i Erzenit. Burime të besueshme bëjnë me dije për Newsport.al që shijakasit nuk kanë ndërmend ta lënë të lirë sulmuesin e tyre. Klubet nga Superliga shqiptare kanë shfaqur interes për shërbimet e tij. E në këto kushte, drejtuesit e Erzenit kanë ulur “traun” për rivalët, të cilët duhet të paguajnë për kartonin e brazilianit.
Sezoni i mirë me shijakasit ka lënë shije pozitive në elitën e futbollit shqiptar dhe jo vetëm. Tratativat për të kanë qenë të shumta, por në Shijak nuk kanë ndërmend ta lënë të lirë. Ai është pjesë e projektit për sezonin e ri duke qenë pikë kyçë për fazën ofensive.
Nonato është aktivizuar në këtë sezon në 34 ndeshje, ku ka mundur të shënojë 12 gola si dhe ka dhënë edhe 3 asiste. 25-vjeçari dha kontributin e tij për qëndrimin në Superiore duke qenë lojtar kyç në sulmin e Erzenit. Ofertat në drejtim të tij nuk kanë munguar, por çdokush që e dëshiron në ekip duhet të paguajë shumë prej 100 mijë eurosh në arkat e klubit të Erzenit. Pritet me interes të shihet se çdo të ndodhë në këtë sesion merkatoje. /Newsport.al/