Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

EKSKLUZIVE/ 1 milionë euro për Xhuliano SKUKËN, dridhet Partizani

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ 1 milionë euro për Xhuliano SKUKËN, dridhet Partizani

Xhuliano Skuka është pranë largimit nga Partizani. Burime të besueshme pranë klubit të kuq bëjnë me dije për Newsport.al që një ofertë e majme ka mbërritur në kryeqytet. Bëhet fjalë për 1 milionë euro.

Një klub italian, emri i të cilit është preferuar të mbetet enigmë për shkak të negociatave të palëve, është gati të paguajë shifrën e lartpërmendur për shtatlartin dibran. Pikërisht kjo ofertë duket se ka joshur drejtuesit e Partizanit që ende nuk kanë dhënë një përgjigje përfundimtare për sulmuesin.

Bisedimet janë në rrugë të drejtë dhe me gjasë Skuka është i larguar. Edhe pse trajneri Giovani Colella deklaroi se lojtari s’ka qenë në formë optimale, siç duket kërkesat e shumta për dibranin, kanë bërë që stafi teknik ta mendojë për të larguar duke i dhënë mundësinë e titullarit Alfred Mensah-së.

Kujtojmë që për Skukën ka pasur interes edhe nga Verona, Leçe dhe Empoli. Por, shifra e paraqitur në tryezë nuk ka bindur drejtuesit e kuq që në këtë merkato dimri po veprojnë me qetësi të plotë. /Retin TOKA/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga