Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Ekipi im e ka fituar ndeshjen", Edlir Tetova nervoz: Nuk ishte penallti, më dhimbset djersa e çunave

Shkruar nga NEWSPORT
"Ekipi im e ka fituar ndeshjen", Edlir Tetova nervoz: Nuk ishte

Ndeshja mes Tiranës dhe Egnatias e vlefshme për javën e 27-të të “Abissnet Superiore” përfundoi në barazim. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, u mbyll me rezultatin 1-1. Pas kësaj sfide për mikrofonat e MCN TV, foli trajneri i Egnatias, Edlir Tetova.

Kontestime për penalltinë?

“Normal që kam. Ekipi im e ka fituar ndeshjen, lojtari e ka marrë me dorën topin në hyrje të zonës. Edhe ndërhyrja e Hoxhallarit ishte penallti për ne. Ky nuk është rezultat i drejtë. Absolutisht ekipi im e ka fituar ndeshjen sot.”

Në çfarë aspekti e ka fituar ndeshjen sot Egnatia?

“Lojë episodesh. Në pjesën e parë kishte ekuilibër nga të dyja ekipet. Në pjesën e dytë po të shënonte Spahiu do të kishte tjetër rjedhë loja. Është një nga ato ndeshjet që i ngjan “Final Four” dhe nuk donim të linim hapësira.”

Jeni 5 pikë në krye, pse mërziteni?

“Nuk ka lidhje jemi në krye apo jo, më vjen keq për djersën e çunave të mi. Të dale një dhe të ndëshkojë skuadrën. Jam me të drejtë nervoz.”

Skema?

“Duhet të kalosh të gjithë linjat me top diagonal. Patëm 2-3 momente por jo të konkretizueshme. Në pjesën e dytë e ndryshuam mënyrën e presingut. Tirana e kishte përgatitur mirë ndeshjen.”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga