Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ekipi i Cristiano Ronaldos i dërgon ftesë speciale ish-mbrojtësit të Vllaznisë

Shkruar nga NEWSPORT
Ekipi i Cristiano Ronaldos i dërgon ftesë speciale ish-mbrojtësit

Liga arabe e futbollit është bërë një nga kampionatet më interesante vitet e fundit, pasi ka arritur të transferojë emra të mëdhenj të futbollit europian. Një nga skuadrat që ka bërë goditjen më të bujshme është Al Nassr. Ekipi nga Ryiadh arriti të siguronte shërbimet e një prej futbollistëve më të mirë në histori, siç është transferimi i Cristiano Ronalos.

Pikërisht ky klub që u bë kaq i njohur nga Ronaldo, ka një lidhje të rëndësishme edhe me Shqipërinë. Më saktë me ish-mbrojtësin e Kombëtares kuqezi dhe Vllaznisë. Klubi arab i ka dërguar një ftesë të veçantë Hysen Zmijanit, me këtë të fundit që ka qenë pjesë e Al Nassr në vitin 1993. Ishte klubi arab ai që i ka dërguar një ftesë të veçantë ish-futbollistit për të ndjekur nga stadiumi një ndeshje të Ligës së Kampionëve të Azisë.

Këtë vizitë të tij në Arabi e ka njoftuar vetë Zmijani me anë të një postimi në profilin e tij në rrjetin ‘Facebook’, ku ka postuar dhe disa foto.

Mora ftesë nga ekipi Al Nassr për të parë një ndeshje të Champions League. Po shikoj ndeshjen e ekipit që kam luajtur para 30 viteve, 1993.

Mund të them që ka një progres të jashtëzakonshëm në anën profesionale, në mentalitetin e jetës së përditshme.

Ryiadh në vitin ’93 ishte 5 milionë, sot është 18 milionë. E pabesueshme, por e vërtetë. E jashtëzakonshme çfarë progresi pashë", shkruan Hysen Zmijani.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga