
Ndërprerja e kampionatit për 2 javë është kohë e gjatë për dashamirësit e futbollit. Ndeshjet e kombëtareve ndërprenë Kategorinë Superiore në javën e 6 pikërisht java që është shënuar në kalendarin e shumë tifozëve. Por tashmë pritjes i erdhi fundit. Derbi mes Tiranës dhe Partizanit vjen ditën e nesërme me një interes të madh të tifozëve.
Deri ditën e djeshme janë shitur plot 5 mijë bileta në Air Albania. Shifër e lartë duke marrë parasysh që do të rritet akoma më shumë pasi kemi edhe 1 ditë e gjysëm kohë për startin e sfidës. Në futbollin shqiptar është “traditë” që biletat të blihen në momentin e fundit kështuqë presim një numër të madh tifozësh.
Biletat do të vazhdojnë të shiten deri përpara sfidës dhe mund t’i gjeni në pikat e shitjes në Air Albania dhe Selman Stërmasi nga ora 10:00 deri në 19:00.